✍️🏟️🇪🇸 Atë natë në “Santiago Bernabeu” u dorëzuan përpara një jashtëtokësori që zbriti në fushën e blertë dhe që vendosi t’i rrëmbente duartrokitjet publikut të shtëpisë dhe të shkruante emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit…

Një bishtalec brazilian nën ritmet e “sambas” që buzëqeshte vendosi të bënte gjithçka vetë deri sa u paraqit përpara një gjiganti si Iker Casillas dhe me qetësi olimpike depozitoi topin pas krahëve të tij, në rrjetë, duke vulosur një fitore të madhe që edhe sot gjendet ne Youtube për të apasionuarit…

Në Madrid atë natë e mbajnë mend mirë, sepse ishte hera e parë dhe e fundit që publiku blancos pranoi që një kundërshtar të bënte “Galaktikun” në “Galaksinë” e tyre…

Ai quhet Ronaldo de Assis Moreira… “Ronaldinho” 🇧🇷🤙