Dje në fshatin Tabanoc të Kumanovës, në udhëkryqin për fshatin Llojanë të Likovës, nëpunës policorë nga Njësia për krime ndërkufitare kanë privuar nga liria personat B. R. (41) nga fshati Mateç, Likovë dhe personin L.L.
Siç njofton MPB, gjatë kontrollit në veturën “Mercedes” me targa të Kumanovës drejtuar nga B.R., dhe shoqëruesi L.L., janë gjetur dy emigrantë nga Nepali.
Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të iniciohet kallëzimi përkatës.