Azizi i përgjigjet Selës: Tradhëtove Feta Alimin për Ali Ahmetin

Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN

Fajët si Demushi, punët si kërkushi!

Personi i cili u dëshmua si më vazali dhe bashkëpunëtori më anti shqiptarë i Ali Ahmetit, më paska sfiduar mua për ligjin e “Branitellave” me demagogji boshe, për të cilën unë e sfidova me fakte dhe atë me listën e atyre që e kanë votuar rendin e ditës për “Branitellat”, vetëm për të qëndruar në Qeveri me dy ministra, dhe atë bashkë me krye vazalin qe dikur e akuzonte për atentat dhe për rastin e 27 prillit.

Unë zotëri, e lëshova Parlamentin si burrë dhe nuk e votova rendin e ditës, e as që do ta votoj ndonjëherë, sepse unë nuk bëj lojë fjalësh e as demagogji, sikurse që po bëni ju. Në opinion rolin e patriotit me bateria, e në prapaskenë u baltose me Menduhin në garën se kush do të jetë vazali më i madh ndaj Ali Ahmetit. A ke harruar që e ke akuzuar Ali Ahmetin si vazal të maqedonasve dhe në fund u bëtë turpi botës duke u bë bashkë të gjithë vazalët ndër vite.

Kur jemi tek burrëria, je ti ai burri që tenton burrërinë tënde ta fshehësh përmes një zonje, të cilën fillimisht e detyrove të votojë rendin e ditës për ligjin e “Branitellave” vetëm për ta bë nipin tënd ministër, e tani e nxjerr në front, gjoja për të luftuar kundër atij ligji.

A mendon se sot do të besojnë ty shqiptarët, kur ti me nipin dhe të afërmit e tu, derisa shëtisnit kolltuqeve të pushtetit e shijonit tenderët me Aliun të cilin e akuzoje se të ka bë atentat më 27 prill, e tradhtove Feta Alimin, për të cilin deklaroje se ta ka shpëtuar jetën po nga ky atentat.

Ndërsa unë, kam dhënë shumë prova në jetë, kam bërë edhe një betim, andaj cinizmi juaj nuk me bën fije përshtypje. Të gjithë ata që me njohin, e din mirë se asnjëherë as nuk jam shitur e as nuk jam blerë. Ti vazhdo mbaja ison Ali Ahmetit, siç u dëshmove se po ja mban prej kur të bëri kryetar komune!