Shkruan: DAIM ILAZI
Çfarë surprise e këndshme! Fitova 4 libra nga miku im i vjetër, shkrimtari tetovar Abdirahim Idrizi, njeri me shumë vlera, humanist, pronari i Poliklinikës GALAXY në Prishtinë. Fillova me librin “Njohja”, qasje filozofike mbi jetën. Me leximin e faqes parë, dytë, tretë, fillova të dal jasht sistemit tokësor, fillova të kaloj në shtatë palë qiej, 4 libra me katër pamje dhe çdo pamje e faqe e librit hap dritare e dyer të shumta të kuptimit jetës.
Autori mahnit lexuesin me shtjellimin e temave, me stilin dhe gjuhën e pastër, me shumë metafora e figura stilistiko-filozofike dhe të detyron të meditosh a mund të shohësh përtej asaj që duket, përtej mendjes dhe egos.
Libër me filozofi të thellë, që e fillon me thënien e K.Jung se pamja jote do të qartësohet vetëm atëherë kur të mundesh të shohësh mbrenda në zemrën tënde. Kush sheh jashtë, ënërron, kush sheh brenda, zgjohet.
Për jetën nuk ka përgjigje të thjeshta,sepse vetë jeta është e komplikuar. Rruga e jetës nuk ka formulë, por paralajmërim ka,sepe vetë jeta është sfidë, ka dhimbje, ka rreziqe, ka gëzime, ka refuzime dhe dështime.
Besimi i fortë, të detyron të përballesh me furtunat e jetës dhe të dalish triumfues.Libri vazhdon me tema të perceptimit, meditimit, shpresa dhe natyra e njeriut, inteligjenca artificiale, shpirti dhe trupi, të kërkosh,të zbulosh, të ndriçosh rrugët e errta, si të bëhemi të guximshëm e të tejkalojmë rrethin vicioz, dashuria dhe kuptimi i jetës për të jetuar e shumë tema tjera që të çojnë librin ta lexojsh jo 2,3 herë e më shumë sepse duke e lexuar këtë libër e njeh vehten në forma multidimenzionale.
Edhe libri tjetër “Ndriçimi i mendjes” është një librë që të çon ta mbashë me vevte, në dhomë, në veturë, në park, shok i mrekullueshëm që që ta jep dorën dhe të nxjer nga balta, që të mëson dijen teorike ta zbatosh në përditshmërinë jetsore.
Shumica e njerzëve duan të jenë të suksesshëm, por ju mungon receta.pra Jeta duhet të jetë kërkim, jo lakmi.
Në një fjali autori në formë maestrale thotë se njeriu është mrekulli e botës,jeta është e bukur kur jetohet. Për fat të keq ne shftrytëzojmë vetëm një pjesë të vogël të rezervave tona trupore dhe mendore. Autori e citon psikologun me famë botërore Alfred Adler se njëra nga veçoritë më mahnitëse të njeriut është aftësia që minusin ta shndërrojë në plus.
Libri ka mesazhe të fuqishme humane,duke marë shumë citate nga filozofët e vjetër antik grek, shumë sentenca filozofike nga Kurani,libri ka plot urti e të magjeps siç thotë në kritikën e tij Mehmet Gjevori. Autori shpesh përmend durimin dhe propagon tolerancën. Mos u armiqësoni me askë, sepse ngatresat me një idiot, të pa besë, ju lëndojnë më shumë juve se ate. Nëse rezultatet e të gjitha punëve të mija do të jenë të mira, atëherë nuk ka rëndësi kush e çka folë kundër meje. Autori potencon se shpesh here njeriu kur është vetë me vehten,e ke të qartë çdo gjë arrin ta shijosh aromën e jetës, ia lejon vetes të komunikosh me telepati pa asnjë lloj kufiri. Ne mund ta ndryshojmë botën, por për ta ndryshuar atë,së pari duhet ta ndryshojmë VETEN TONË.