Mickoski: Tentimet e LSDM-së dhe BDI-së për të sjell përçarje në Qeveri, e përforcon edhe më shumë bashkëpunimin tonë!

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ai i dëgjon kritikat që vijnë nga qytetarët. Sipas tij, ata si qeveri kanë bërë gabime, por jo gabime katastrofale. Mickoski tha se mes partnerët mund të ketë dallime, por kjo nuk do të thotë se nuk pajtohen për çështjet strategjike.

Çështjet strategjike janë interesi i popullit dhe shtetit. Populli është meritor se pse jemi sot para juve dhe mund të themi se kemi 100 ditë të suksesshme, ndoshta ka mundur të jetë edhe më shumë, por më duhet të them se jam absolutisht i lumtur me të gjithë ata që fituan shansin për të punuar në këto 100 ditë”, deklaroi Hristian Mickoski.

Mickoski tha se sjellja e opozitës, ajo e LSDM-së dhe BDI-së, dhe tentimi për të sjellë përçarje në koalicionin qeverisës, e ka përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin e tyre dhe qëllimin për ta bërë këtë vend më të mirë për të jetuar.

“Nuk duhet të kthehemi në kohën e politikanëve që kanë kaluar dekada në Maqedoni ndërsa do të mbahen mend për dy punë: shumë korrupsion, si i vidhnin qytetarët dhe shumë tradhti në llogari të interesave nacionale”, tha Mickoski.

Mickoski tha se BDI këto 21 vite nuk arriti që të realizojë interesat nacionale por me politikat e tyre 100 mijë shqiptarë u shpërngulën nga vendi.