Janevska: Bisedimet për paga më të larta të mësimdhënësve janë në fazë të diskutimit

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska thotë se bisedimet për paga më të larta të mësimdhënësve janë në fazë të diskutimit. Sipas Janevskës, bisedimet po zhvillohen midis SASHK-ut dhe Qeverisë. Në fillim të marrjes së detyrës, Janevska kujtoi mësimdhënësit se deri në fund të këtij viti nuk pritet të ketë rritje të pagave. Siç kishte deklaruar ajo, kjo ndodhë për shkak të borxheve të shumta që MASH ka trashëguar nga Qeveria e kaluar. Ajo theksoi se buxheti njëvjeçar i ministrisë është shpenzuar për gjysmë viti madje duke rrezikuar edhe pagat e mësimdhënësve.

Detajet janë ende në fazë të diskutimit dhe finalizimit. Do të thotë është diskutuar për mundësitë e ardhshme, është diskutuar për metodologjinë, është diskutuar për nevojat e mësimdhënësve, për mundësitë e shtetit dhe vazhdojmë të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për kënaqësinë e përgjithshme të të gjithëve”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.