Shqipëri, deputetët e PD iu vënë zjarrin karrigeve jashtë Kuvendit

PD ka rikthyer sërish ditën e sotme kaosin në Kuvend pas dënimit të Ervin Salianjit, ndërsa kanë nxjerrë jashtë sallës së parlamentit karriget e deputetëve të opozitës dhe i kanë vënë flakën.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur para Kuvendit dhe ka thënë se kjo situatë është krijuar për shkak të arrestimit të Salianjit dhe Berishës, i cili prej pothuajse një viti ndodhet në arrest shtëpie.

Bardhi akuzoi Ramën se ka djegur Parlamentin, ndaj për këtë arsye opozita ka dorëzuar karriget, sepse sipas tij, në Kuvend janë për interesat e qytetarëve.