Armand Duka turp për ty që bashkëpunon me shtetin gjenocidal serb

Me Edi Ramën dhe Armand Dukën asgjë nuk është e befasishme, deri në kulmin e marrëzisë që Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të Futbollit të U-21 për meshkuj në vitin 2027. Ky lajm, i cili fillimisht u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”, u konfirmua nga të gjithë, edhe nga vetë Armand Duka, sipas të cilit organizimi i këtij kampionati sjell vetëm benefite sportive për Shqipërinë.

E turpshme kjo të ndodhë nga Shqipëria, e cila nuk ka asnjë fije ndjesi për futbollistët nga Kosova; falë atyre, Shqipëria ka arritur të jetë dy herë pjesë e kampionatit evropian.

Në radhët e kombëtare shqiptare, baza kryesore janë shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, duke qenë se kjo kombëtare bashkon gjithë shqiptarët, dhe përgjegjësia e veprimeve duhet të jetë edhe më e madhe.

Armand Duka dhe Edi Rama janë shquar në vazhdimësi për qëndrimet e tyre pro Serbisë dhe rrjedhimisht anti-Kosovë. Nuk është e habitshme për këtë veprim të z. Duka, i cili prek ndjenjat dhe plagët e shqiptarëve të Kosovës, të cilët ende vuajnë për mijëra bij të tyre, të cilët nuk dihet fati i tyre. Më shumë se 1,234 fëmijë janë vrarë nga ata që edhe sot janë në pushtet në Serbi, me të cilët bëjnë pazare turpi.

Kushdo që e ndien veten shqiptar duhet të kërkojë urgjentisht largimin e Armand Dukës nga pozita e presidentit të FSHF, të organizohen protesta dhe peticione për ta larguar dhe për të anuluar pastaj edhe këtë marrëzi të organizimit të kampionatit me shtetin gjenocidal të Serbisë. Askush nuk ka pranuar të bëhet vegël e shtetit gjenocidal përveç Ramës dhe Dukës, si argatë të Vuçiçit dhe shtetit gjenocidal serb.