
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muahemd Sejdini është sulmuar fizikisht gjatë pasdites së sotme, nga disa persona me maska.
Siç mëson TV21, rasti ka ndodhur në njërin nga restorantet e Shkupit, ku ka qenë duke qëndruar Sejdini.
Sulmuesit mbeten të panjohur, ngaqë kanë qenë të maskuar, ndërkaq bëhet e ditur se Sejdini ende ndodhet në stacionin policor në Shkup.