
Një rafal nga pushkë automatiku është dëgjuar sonte në Shkup. Banorë të lagjeve Çair, Topanë dhe Shkup Veri janë paraqitur në redaksinë e portalit Lideri.mk me shpresë se mund të ju ofrojmë ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin. Krismat i ka dëgjuar edhe njëri prej gazetarëve tanë që jeton në lagjen Fushë Topanë.
Banorët e shqetësuar thonë se kanë dëgjuar një rafal rreth orës 21 e 40 minuta dhe nuk dinë nëse bëhet fjalë për ndonjë dasëm ose incident të armatosur. Mirëpo ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.