
Bremen, 25 shtator – Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur javën e kaluar tek varrezat në Bremen të Gjermanisë dhe meqenëse trupi kishte plagë me thikë, u konstatua se bëhet fjalë për një vrasje klasike.
Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, ka mbetur i vrarë personi I. D. (41), i cili ishte i njohur edhe më parë për policinë, për ndjekje të ish-partneres së tij, me të cilën ka edhe një fëmijë.
Vizitorët në varreza e gjetën trupin e tij në mes varreve dhe menjëherë thirrën policinë. Sipas dëshmitarëve okularë, viktima ishte i veshur me pantallona ngjyrë gri, një xhaketë të kuqe dhe çizme të zeza.