Pak ditë pasi në Kuvend iu dha dritë e gjelbër huamarrjes nga Hungaria, në Maqedoninë e Veriut për vizitë vjen kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të enjten dhe të premten ai do të jetë mysafir i kryeministrit Hristijan Mickoski, por jo në Shkup. Takimet zyrtare do të zhvillohet në Ohër. Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër thotë se po ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë, me qëllim zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të aktiviteteve të parapara. Fillimisht po bëhet njoftimi për dislokim të automjeteve nga disa vendparkime në Qytet, ndërsa për më datë 26 dhe 27, gjatë lëvizjes së automjeteve të delegacioneve, paralajmërohet edhe mbyllje e përkohshme e disa rrugëve.