Qeveria shqyrton licencat e bixhozit “online”, Mickoski: Do të kërkojmë përgjegjësi

Në seancë të qeverisë sot do të shqyrtohen të gjitha licencat për lojërave të fatit online të cilat paraprakisht u konstatuan me interpretimin e ligjit për lojërat e fatit. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski të gjitha kompanitë apo shoqëritë aksionare për të cilat është konstatuar se kanë përfituar licenca në kundërshtim me ligjin të njëjtat do t’u merren. Ndërkohë paralajmëron përgjegjësi për udhëheqësit e institucioneve që i kanë dhënë ato licenca.

Po sot ne seancë të qeverisë do të merren vendime të tilla të bazuara në ligj, dhe po ajo që ishte e premtuar në fushatë do të realizohet. Licencat të cilat janë përfituar në mënyrë jo ligjore e posaçërisht pas konstatimit mbi bazën e interpretimit autentik të ligjit për lojërat e fatit, do të abrogohen dhe konfiskohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.