LSDM: VMRO-DPMNE miratoi ligj të ri bashkë me destabilizuesit nga BDI

Partia opozitare vlerëson se koalicioni VMRO-DPMNE me BDI-në është duke punuar.

“Në Kuvend sot, pikërisht me votat e BDI-së, qeveria siguroi shumicë prej dy të tretash dhe u miratuan ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Përderisa Mickoski i sulmon publikisht, ata po bëjnë të vetën në Kuvend.

VMRO-DPMNE realizoi një tjetër marrëveshje të koalicionit VMRO-DPMNE-BDI.

Rreth 1 muaj më parë, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë themeluar bashkërisht një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve.

VMRO-DPMNE së bashku me BDI-në dhe ZNAM-in në një seancë e mbrojtën Gashin nga përgjegjësia për të gjitha skandalet.

Pra, në mëngjes Mickoski thotë se BDI do ta destabilizojë vendin dhe se ata janë kriminelë, dhe pasdite në Kuvend deputetët e saj votojnë marrëveshje të përbashkëta me BDI-në”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Marrëveshjet nën tavolinë, manipulimet dhe konfliktet e rreme publike mes dy palëve, sipas tyre, janë metoda që janë parë në të kaluarën dhe nuk po kalojnë më.