Drejtoria doganore ka informuar se gjatë javës së kaluar doganierët kanë zbuluar disa tentativa për kontrabandë, gjatë të cilëve janë ndaluar përkohësisht rroba, këpucë, bizhuteri, çanta, syze, ora dore, brisqe, parfume, mallra teknike dhe të tjera. Ndër pikët e ndalimit ishin Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, Tabanoc, Rramali, Dojran e disa vende të tjera. Në veshje, këpuce dhe aksesorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit tek bagazhi i një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i ardhur nga Stambolli, janë zbuluar 113 palë syze dhe 13 orë të markave të njohura botërore. Në Tabanoc gjatë kontrollit të një furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut, me të cilin shtetas i Maqedonisë është regjistruar për të hyrë në vend janë gjetur 197 veshje për fëmijë.
Drejtoria Doganore
“318 bizhuteri (vathë, zinxhirë, byzylykë dhe unaza), të zbuluara në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të veturës me targa të Maqedonisë, me të cilën është regjistruar një shtetas i Maqedonisë si shofer dhe një shtetas i Serbisë në vendin e pasagjerit, produktet e padeklaruara, të gjetura në ndarjet poshtë ulëseve të përparme të makinës, janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit do të ketë nisur procedimi penal”.
Sa i përket mallrave të ndryshme, në vendkalimin kufitar autostradë Tabanoc janë gjetur 255 produkte të ndryshme si rroba, këpucë, enët shtëpiake, vegla, parfume e të tjera, ndërsa në pikën e pagesës në Rramali në automjetin e ndaluar janë gjetur 125.684 copë produkte të ndryshme.
Për produkte të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale janë zbuluar 5.111 lodra me shenja të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluara në dy incidente të veçanta nga ekipet mobile doganore.
Drejtoria Doganore
“Në rastin e parë një kompani nga Shkupi me dy deklarata doganore ka paraqitur lodra për fëmijë për doganim importues. Një grup i lëvizshëm doganor ka kryer kontrollin e mallit të deklaruar, por edhe të pjesës tjetër të mallit të vendosur në ruajtje të përkohshme, gjatë të cilit janë zbuluar 3.144 lodra që dyshohet se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale”.
Nga drejtoria thonë se në të dyja rastet, produktet e dyshimta janë ndalur përkohësisht dhe në përputhje me rregulloret ligjore do të nisin procedurat për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.