
MPB informon se herët në mëngjes në orën 05.50 në SPB Shkup është denoncuar se në hapësirë për parking në rajonin e Qendrës ka shpërthyer zjarr në makinën ‘mercedes’ me targa të Shkupit, pronë e I.T (49) nga Shkupi.
Nga zjarri është përfshirë edhe makina “audi” me targa të Shkupit, pronë e A.J nga Shkupi.
Zjarri është shuar nga Njësiti i Zjarrëfikësve të Shkupit, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
Hetim është kryer në vend ngjarje.