
Ish-anëtari i Kryesisë së LPK-së dhe ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike. Ahmeti shkruan se XHevë dhe Fehmi Lladrovci çdo frymëmarrje ia përkushtuan kombit.
26 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcit.
Si Feha, s’bëhet një i dytë. Më mungon fort, por ai iku nga kjo botë duke e dhënë jetën për Kosovën, ashtu siç gjithmonë kishte dëshiruar, ashtu siç edhe vetë kishte deklaruar. Feha dhe Xheva çdo frymëmarrje të tyre ia dedikuan kombit dhe vendin e tyre në historinë më të lavdishme të popullit shqiptar e kanë të merituar! Lavdi dëshmorëve të kombit, rroftë populli shqiptar!