
Korbi dhe Kanarina
1.
Çështë kjo këngë moj Kanarinë,
është këngë vajtimi apo dashuri?
çdo dit e dëgjoj, më shtive tërpinë.
O korb i zi, ti s’e kupton se, je në liri…
2.
Po të ishe si une, mbyllur në kafaz
do ndryshoje ngjyrë pa pik dashurie
sikur se një burrë që shkon për miraz
dhe jeton i ndrydhur pa ndjenjë lirie…
3.
Korbi i zi fluturoj se s’i erdhi mirë
por prap s’e kuptoj ç’i tha kanarina
s’deshi t’a dëgjoj këngën e vështirë
futi kokën shpejtë në ca mbeturina…
Ibrahim Abedini-Poeti Strugan
2024/Shtator