Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Tetovë

SPB Tetovë ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik në bulevardin “Iliria” në Tetovë, në të cilën humbi jetën një 61-vjeçar.

“Sot (17.09.2024) në ora 12:15 në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Iliria” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga F.A.(25) nga Kamnjani i Tetovës, i cili ka goditur këmbësorin R.R. (61) nga Tearca, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend.

Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me Prokurorin Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.