Një tjetër dëshmi se sa të rëndësishëm janë rripat e sigurimit në automjete në rast aksidentesh trafiku

Një tjetër dëshmi se rripat e sigurimit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në rast aksidentesh dhe përmbysjeje është edhe video e aksidentit që është krijuar falë kamerës në automjet.

Në video shihen shoferi (me rripin e sigurimit) dhe pasagjeri (që nuk ka vendosur rripin e sigurimit). Kur automjeti u përmbys, shoferi mbeti i ulur ndërsa pasagjeri ndjeu ligjet bazë të fizikës në lëkurën e tij.