Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua si Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërkaq zëvendëse e kryenegociatorit u emërua Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov.
Në këtë seancë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e Vendimit të ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.