Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Ymeri, ka reaguar pas largimit të tabelave që nuk përmbanin gjuhën shqipe, të vendosura dje në Bllacë.
“VLEN MBULON TURPIN E BDI -së
Opozita që për 20 vjet ka pasur pushtetin, tani gjen kohë për të poshtëruar gjuhën shqipe në përpjekje për t’u rikthyer në pushtet. Nuk njohin as komb, as gjuhë, as fe – vetëm interesa personale.
Por kjo nuk kalon te qytetarët.
Ata që kanë vendosur ato tabela në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë edhe përdhosjen e gjuhës shqipe, do të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar deputetja Saranda Ymeri.