
I mitur nga Lozova është arrestuar pasi ka sulmuar babain e tij, njofton Ministria e Punëve të Brenshme.
“Më 13 shtator në ora 15:00 në Stacionin Policor Sveti Nikollë, H.S (54) nga fshati Beqirlia, komuna Lozovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë nga djali i tij i mitur, i cili më pas ka thyer një pjesë të orendive, e më pas ka dëmtuar veturat në oborrin e shtëpisë së familjes, theksojnë nga MPB.