Pekini kundërshton me vendosmëri rritjen e tarifave të SHBA-së për importet kineze”.
Kështu u shpreh në një deklaratë të shtunën ministria e tregtisë e Kinës, duke i kërkuar SHBA-së që të korrigjojë menjëherë “gabimet” e saj dhe të heqë të gjitha tarifat e vendosura ndaj mallrave kineze.
“Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri interesat e kompanive kineze”, thuhet në deklaratë.