Deputeti serb: Vuçiq e krijoi Radoiçiqin politikisht, i mbyti zërat e serbëve të ndershëm në Veri

Robert Kozma, deputet i Frontit të Gjelbër-Majtist në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është politikisht përgjegjës për pasojat e grupit të Milan Radoiçiqit dhe Listës Srpska, pavarësisht nga procedura penale.

Ai për Danas tha se Radoiçiq dhe grupi i tij i shërbenin Vuçiqit për të krijuar tensione në veri.

krijoi politikisht, u mundësoi liderëve të tyre të bëhen elita e re ekonomike dhe sundimtare në veri të Kosovës. Ai i quajti ata ujqërit e tij. I ftoi në galerinë e Kuvendit Kombëtar. Dhe i shërbenin për të krijuar tensione në Kosovë nëse do të ishte e nevojshme ose për të mbytur zërat e serbëve të ndershëm nga Kosova që donin t’i zgjidhnin problemet e tyre të përditshme, të cilat regjimi i SNS-së i ndërlikoi dhe kërcënoi edhe më shumë. Dhe tani ai nuk dëshiron që askush t’i kujtojë se i ka uzurpuar të gjitha resurset e qeverisë dhe se politika e tij ndaj Kosovës ishte një fiasko e plotë”, tha ai.