Zgjidhja është e arritshme nëse kemi vullnet ta dëgjojmë, respektojmë dhe kuptojmë njëri-tjetrin, tha Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me kolegun e saj bullgar Rumen Radev. Siljanovska thotë se takimi u mbajt në atmosferë të këndshme debati.
“Jam e bindur se biseda e sotme në një atmosferë të këndshme debati do të japë fryte, nuk mund të them se nesër do të ndodhë ajo, por është e rëndësishme të fillohet. Jam e sigurt se nëse e dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse kemi vullnet për ta kuptuar njëri-tjetrin, atëherë zgjidhja është e arritshme”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, Presidente.
Siljanovska tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë ishte ndër temat që u diskutuan, por tha se ajo nuk është një monark absolut për të ndryshuar Kushtetutën.
“Nëse jam monark absolut, mund të ndryshoj Kushtetutën, por deputetët përfaqësojnë qytetarët, votojnë sipas bindjes së tyre. Unë nuk mund ta pezulloj demokracinë parlamentare, por natyrisht që diskutojmë të gjitha çështjet, them se biseduam, sepse nuk mund të miratojmë një zgjidhje, as t’ia imponojmë kombit dhe të tjerëve. Por biseduam dhe kjo është e shëndetshme”, shtoi Gordana Siljanovska-Davkova, Presidente.
Pas takimit nuk pati konferencë të përbashkët për media. Radev tha para takimit se Sofja zyrtare pret që Maqedonia të përmbushë obligimet e saj.
“Është e vërtetë se muzika dhe kultura janë sfera që na afrojnë më shumë dhe Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe ne presim që ky dialog jo vetëm të ndihmojë afrimin tonë kulturor, por edhe t ‘i japë shtysë bashkëpunimit ekonomik. Ne gjithashtu presim që ky dialog të zgjidhë përfundimisht çështjet e hapura midis nesh. Marrëdhënia jonë do të bazohet në marrëveshjet tona. Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë të gjitha obligimet e saj si ndaj nesh ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian. Ne ndjekim rreptësishtë protokollin. Është radha ime të bëj një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Rumen Radev, President i Bullgarisë.