Ligji i ri për “branitellat”, 82 mijë euro për invalidët e luftës së vitit 2001

Propozim-Ligji për “branitellat” dhe familjet e tyre parashikon rritje të vlerës së kompensimit në bazë të shkallës së invaliditetit nga 1.200 euro maksimumi si vlerë mujorë, në 82 mijë euro nëse shkalla e invaliditetit është 100 për qind si kompensim të njëhershëm. Propozimi që sot është dorëzuar në Kuvend parashikon ndihmë të njëhershme varësisht shkallës së invaliditetit dhe në të përfshin forcat e sigurisë nga viti 1991 deri në vitin 2024.

Vlera e kompensimit

– 100% invaliditet ushtarak ——————————————-5.000.000 denarë,

– 90% invaliditet ushtarak ——————————————-3.700.000 denarë,

– 80% invaliditet ushtarak ——————————————-3.400.000 denarë,

– 70% invaliditet ushtarak ——————————————-3.100.000 denarë,

– 60% invaliditet ushtarak ——————————————-2.800.000 denarë,

– 50% invaliditet ushtarak ——————————————-2.500.000 denarë,

– 40% invaliditet ushtarak ——————————————-2.200.000 denarë,

– 30% invaliditet ushtarak ——————————————-1.500.000 denarë,

– 20% invaliditet ushtarak ——————————————-1.200.000 denarë,

Me ligjin në fuqi dhe aktet nënligjore të cilat i posedon Ministria e punëve sociale, demografisë dhe të rinjve vlera e kompensimit është dukshëm më e vogël, përkatësisht shkalla më e lartë e invaliditetit arrijnë kompensimin më të lartë rreth 75 mijë denarë SI pagë mujore dhe shtesat të cilat bazohen në pagën mesatare në fuqi, përfshi shkollimin e fëmijve, qeranë dhe harxhime të tjera.

Grupi I (100%)———————74.254 denarë

Grupi II (90%)———————54.205 denarë

Grupi III (80%)———————40.840 denarë

Grupi IV (70%)———————29.702 denarë

Grupi V (60%)———————22.276 denarë

Grupi VI (50%)———————14.851 denarë

Grupi VII (40%)———————11.138 denarë

Grupi VIII (30%)———————8.910 denarë

Grupi IX (20%)———————7.425 denarë

Grupi X (20%)———————5.940 denarë

Përveç invalidëve, zgjidhja ligjore që deri tani kompensimin ia faturonte vetëm partnerit, fëmijëve dhe prindërve, me propozimin e ri ndihma e njëhershme i jepet edhe nipave, stërnipave, vëllezërve dhe motrave. Ligji paraprak përfshinte vetëm rastet nga vitit 2001 e tutje, ndërsa me ligjin e ri parashikohen të përfshihen familjarët e viktimave nga viti 1991, viktimave nga rrëzimi i helikopterit në Bllacë, helikopteri në Katllanovë, viktimave të avionit presidencial ku humbi jetën Boris Trajkovski, aksidenti më helikopterin e policisë në Strumicë në vitin 2014 dhe familjarët e policëve të vrarë në konfliktin e armatosur në vitin 2015 në Kumanovë.

Një dispozitë shtesë e cila më herët nuk ka qenë praktikë e kompensimit të dëmeve është se në rast që ndonjëri nga pjesëtarët e invalidëve apo familjeve të tyre ka realizuar të drejtën e kompensimit dhe që nuk plotëson shumën e paraparë me ligjin e propozuar, do të rimbursohet në bazë të vlerës së re që prite të hyj në fuqi deri në 82 mijë euro. Propozimi përplasi partnerët e koalicionit. VLEN lëshoi sallën e Kuvendit, ndërsa Fronti Evropian deklaroi se nuk do ta mbështesë. /Alsat.mk