Deri në 82 mijë euro mund të arrijë vlera e ndihmës për invalidët e “branitellave”, kjo parashihet me ligjin që sapo ka hyrë në procedurë kuvendore.
Ligji në fjalë parasheh rritje të vlerës së kompensimit në bazë të shkallës së invaliditetit nga 1.200 euro, në 82 mijë euro nëse shkalla e invaliditetit është 100%. Kjo është kompensim i njëhershëm.
Ligji në fjalë përfshinë forcat e sigurisë nga viti 1991 deri në vitin 2024 dhe atë varësisht se çfarë shkalle të invalidetit ka:
– 100% invaliditet ushtarak ——————————————-5.000.000 denarë,
– 90% invaliditet ushtarak ——————————————-3.700.000 denarë,
– 80% invaliditet ushtarak ——————————————-3.400.000 denarë,
– 70% invaliditet ushtarak ——————————————-3.100.000 denarë,
– 60% invaliditet ushtarak ——————————————-2.800.000 denarë,
– 50% invaliditet ushtarak ——————————————-2.500.000 denarë,
– 40% invaliditet ushtarak ——————————————-2.200.000 denarë,
– 30% invaliditet ushtarak ——————————————-1.500.000 denarë,
– 20% invaliditet ushtarak ——————————————-1.200.000 denarë.