Numri 10 pësoi një frakturë në këmbën e djathtë, marsin e këtij viti, kur neve po zhvillonim ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Rabotniçkit në Shkup. Bojku nuk dëshiron ta rikujtojë aspak atë moment shumë të vështirë në karrierën e tij, teksa shikon një rikthim sa më të shpejtë në fushat e futbollit….
Besmir Bojku ka vazhduar rehabilitimin e tij në Strugë, pasi mesfushori i Struga Trim Lum kërkon të rikthehet nga lëndimi.
Numri 10 pësoi një frakturë në këmbën e djathtë, marsin e këtij viti, kur neve po zhvillonim ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Rabotniçkit në Shkup. Që nga atëherë Bojku nuk është paraqitur fare, teksa i njëjti vazhdon të përgatitet në mënyrë individuale.
Ai thotë se kjo periudhë ka qenë tepër e vështirë për të, por falë Zotit i’a ka dalë dhe pret që shumë shpejtë të rikthehet në stërvitje me grupin.
“Sigurisht që ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, por duke falenderuar Zotin, e kalova me sukses edhe këtë vështirësi. Një falënderim te veçantë edhe për familjen time, kryesinë e klubit, kryetarin, drejtorin sportiv, sekretarin, fizioterapeutët e klubit, bashkëlojtarët e mi, që bënë që unë ta kalojë edhe shumë më lehtë këtë sprovë” – shprehet Besmir Bojku, që saktësisht me 17 mars të këtij viti pësoi një frakturë të kërcirit në këmbën e djathtë.
Bojku nuk dëshiron ta rikujtojë aspak atë moment shumë të vështirë në karrierën e tij, teksa shikon një rikthim sa më të shpejtë në fushat e futbollit, pas stërvitjeve individuale që po i bënë, qoftë në fushë, apo edhe në fitnes.
Futbolli dhe Struga Trim Lum është gjithçka për të, ndaj dhe në periudhën e rikuperimit ai nuk ka mundur pa ndjekur skuadrën e tij, qoftë përmes TV-së, apo edhe nga tribunat.
“Kam ndejkur të gjitha ndeshjet e klubit, si ato miqësore, si ato europiane, dhe gjithashtu tani edhe në kampionat. Mund të them se vërtetë kam vuajtur shumë këtë pjesë, pasi nuk kam mundur të jap kontributin tim, nuk kam mundur që sadopak ti ndihmojë bashkëlojtarët e mi, sidomos në ato momente të vështira”.
Besmir Bojku ishte pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë edicionin e kaluar, duke regjistruar 19 ndeshje, 1 gol dhe 2 asistime. Për më tepër i njëjti dallohet me grindën që ka gjatë ndeshjeve, duke treguar atë shpirt të madh luftarak.
Besmir Bojku gjithashtu luajti një rol qendror edhe në titullin e parë kampion, ndërsa i njëjti shpreson që me rikthimin e tij këtë sezon, Struga Trim Lum sërish të shpallet kampione, që do ishte qershia mbi tortë.
“Sigurisht që do ishte qershia mbi tortë, që rikthimin tim ta kurorëzoja me trofeun e titullit kampion. Struga Trim Lum meriton një gjë të tillë, meriton e gjithë Struga, e sidomos edhe familja Qyra, që jep shumë për sportin dhe kulturën. Ndaj shfrytëzojë rastin ti falënderojë edhe unë publikisht, pasi gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë për mua, ata më kanë ndejtur mbrapa, si në aspektin ekonominik, poashtu edhe në atë morël. Shpresoj t’ua kthejë me ndeshje të mira dhe mbi të gjitha rezultate të mira, që do na e siguronin edhe titullin e tretë rradhazi.” – e mbylli Bojku intervistën.
Të gjithë në klub mezi presim ta shohim Bojkun përsëri në veprim, duke i dëshiruar atij më të mirën, derisa i njëjti vazhdon të punojë drejt një rikthimi edhe më të fuqishëm.