Shqipëria mund Ukrainën në Pragë dhe e nis me fitore aventurën në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke mundur me rezultatin 1-2 Ukrainën në “Epet Arena” të Pragës. 

Sfida nisi me kuqezinjtë kërkues, të cilët iu afruan disa herë golit me Laçin, Asanin dhe Asllanin, por fati nuk ishte me ta. 

Gjithsesi goli i parë erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me ukrainasit që kaluan në avantazh falë Konoplyas në minutën e 49’. Por festa e tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi në të 54’-ën, ishte Ardian Ismajli që barazoi sfidën. 

Pas një aksioni fantastik në minutën e 66’, ishte Jasir Asani ai që e finalizoi siç duhej për të përmbysur rezultatin. 

Kështu Shqipëria merr tre pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në Grupin B1.  

Takimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë në 10 shtator, pra 20:45 në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë.