Sipas sondazheve gara për Shtëpinë e Bardhë është bërë shumë më e ngushtë që nga vendimi i presidentit aktual Joe Biden për t’u tërhequr por mbetet një perspektivë shumë reale që Donald Trump mund të fitojë një mandat të dytë si president i SHBA-së.
Një ngjarje e tillë do të kishte pasoja shumë përtej tokës amerikane, me analistët që sugjerojnë se mund të jetë thelbësore për luftën në Ukrainë.
Dhe Phillips P O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St Andreës, dhe Edëard Stringer, një marshall i pensionuar i RAF thonë se një fitore e Trump mund të jetë negative për Europën dhe u bëri thirrje udhëheqësve në kontinent që të fillojnë të marrin masat.
“Deri në fund të janarit 2025, partneri më i rëndësishëm i kontinentit, Shtetet e Bashkuara, mund të udhëhiqet nga ish-presidenti Donald Trump, i cili ka thënë se do të inkurajonte Rusinë të bënte ‘çfarëdo dreqin donte’ ndaj vendeve europiane që nuk shpenzojnë më shumë për mbrojtjen”, thuhet në një artikull për revistën Foreign Policy.
“Administrata e mëparshme e Trump e tendosi marrëdhënien transatlantike dhe fitorja e tij me siguri do të kishte edhe më shumë pasoja negative”.