Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, kërkohet armëpushim urgjent

Sulmet izraelite kanë vazhduar në Gazë, ku kanë lënë të paktën 10 të vdekur gjatë ditës, pranë spitalit Al Aksa dhe në Bregun Perëndimor. Sipas izraelitëve, ata kërkojnë të çmontojnë grupet militante dhe të parandalojnë sulmet. Por nga ana tjetër, ata sulmojnë edhe në zonat që i konsiderojnë të evakuuara për banorët palestinezë. Ndërkohë, zyrtarë të OKB-së për ndërtimin e paqes dhe çështjet humanitare u mblodhën në një takim ku folën për konfliktin Izrael- Hamas. Ambasadori palestinez në OKB kërkoi një armëpushim, duke thënë se do të pranonte “propozimin në tryezë në mënyrë që të ndalojmë vrasjen dhe të shpëtojmë cilindo, Izraelin që janë pengje dhe palestinezët që janë të burgosur.” Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë tha se po zhvillon një propozim të ri të marrëveshjes së pushimit të zjarrit dhe pengjeve me homologët e saj egjiptianë dhe kataras.

“Izraeli po kërkon të vendosë një zgjidhje ushtarake për konfliktin, duke zhdukur një komb. Nuk mund t’i mohosh këto fakte. Izraeli po i tregon botës gatishmërinë e tij për të përdorur mjetet më të neveritshme për të arritur qëllimet e tij koloniale. Ne kemi nevojë për armëpushim. Të gjithë po thonë se jo vetëm palestinezët, por miliona izraelitët që janë në rrugë, që kujdesen për pengjet e tyre. Dhe ata po kërkojnë armëpushim tani. Mbylle marrëveshjen. Pranoni propozimin në tryezë në mënyrë që ne të mund të ndalojmë vrasjet dhe të shpëtojmë të gjithë, izraelitët që janë pengje dhe palestinezët që janë të burgosur”, deklaroi Riyad Mansour, ambasadori palestinez në OKB. /Alsat.mk