Ish-futbollisti Ruud Gullit sot mbush 62 vjeç,Ai ka luajtur ndër të tjera edhe për AC Milan.Gullit ishte një mesfushor apo sulmues i frikshëm që bëri historinë e kuqezinjve në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990. Në total për Milanin, Gullit luajti për 6 vjet e disa muaj, duke shënuar 171 ndeshje dhe 56 gola. Së bashku me holandezët e tjerë (Frank Rijkaard dhe Marco Van Basten), ai bëri ekipin e Arrigo Sacchi-t në fillim dhe më pas të Fabio Capello-s. Palmaret e Rossonerëve të Gullit janë shumë të pasura: 3 Scudetti, 3 Superkupa Italiane, 2 Kupa Kampionësh, 2 Superkupa Evropiane dhe 2 Kupa Ndërkontinentale. Gjatë karrierës së tij Gullit fitoi Topin e Artë në 1987 dhe Kampionatin Evropian me Holandën në 1988.