
Pensionohet një ndër policët më të respektuar të Strugës z.Bashkim Çollaku
Njëri ndër policët më të respektuar në qytetin e Strugës, Bashkim Çollaku, sot i ka dhënë fund karrierës së tij prej polici.
Çollaku,i takon gjeneratës së vjetër të policëve të Strugës,të cilët edhe në kohërat më të vështira punuan për të mirën e vendit!
Bashkim Çollaku shërbeu në Policinë e RMV-së shumë vite, duke u ballafaquar me probleme të ndryshme, e duke korrur po ashtu suksese të vazhdueshme.
Çollaku,është shpërblyer disa herë me mirënjohje, për kontributin e tij që ka dhënë për të mirën e vendit.
Edhe njëherë z.Bashkim Çollaku ju përgëzojmë për pensionin,ju dëshirojmë shëndet dhe lumturi në vitet e ardhshme.
