Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka falënderuar deputetët të cilët morën pjesë në interpelancë ndaj tij.
Gashi thotë se edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.
“I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.
I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme.