Viti i ri shkollor”, prindërit ankesa për çmimet e larta të pajisjeve shkollore

Kjo ishte pamja e shkollave të cilat mirëpritën nxënësit, të cilët për herë të parë u ulën në bankat shkollore. Prindërit të cilët i shoqëronin fëmijët e tyre ankoheshin për çmimet e larta e pajisjeve shkollore.

“Meqë tash është fillimi në klasën e parë, paraprakisht gjërat që na kanë treguar që duhet blerë i kemi blerë. A kanë qenë të kushtueshme për ju? Po, bazuar në rritjen e çdo produkti padyshim se kanë qenë, por ky është realiteti sado që i dhimbshëm është”, deklaroi një qytetar.

“Po, po. A kanë qenë të kushtueshme? Shumë. A ka qenë e lehtë për tu përballuar? Po çka me bë e përballuam, ka qenë patjetër kur bëhet fjalë për fëmijën patjetër”, u shpreh një qytetare.

“Po, po i kemi përgatitur krejt prej kur të fillojë mësimi tash. Si kanë qenë çmimet a kanë qenë të kushtueshme për juve? Jo bash, por më të shtrenjta se vitin e kaluar, por patjetër i kemi për t’i blerë”, tha një qytetare.

Disa prindër ende nuk kishin blerë mjetet shkollore, pasi prisnin nga mësimdhënësit t’i tregojnë se çfarë duhet blerë.

“Ende nuk kemi blerë asgjë sepse presim të na japin listë nga shkolla të shohim se çka duhet. D.m.th vetëm çantë kemi blerë, çantën e kemi dhuratë”, theksoi një qytetare.

“Jo, ende presim të na japë listën e materialeve mësuesja. A i keni parë sado pak çmimet e fletoreve?Jo nuk i kemi parë ende”, nënvizoi një qytetare.

Po. Si kanë qenë çmimet, a ishin të larta apo?

“Jo edhe aq si çdo herë”, u përgjigj një qytetare.

“Po tash e kemi një fëmijë në klasë të parë. A i keni blerë mjetet shkollore, si ishin çmimet? Po çmimet deri diku të arsyeshme”, deklaroi një qytetar.

Për pajisjet elementare të nxënësve nevojiten të paktën rreth 6 mijë denarë.