VMRO-DPMNE: LSD dhe BDI po kryejnë keqpërdorim brutal të mësimdhënësve, duke organizuar protestë

Nga VMRO-DPMNE thonë se “LSD dhe BDI” po kryejnë keqpërdorim brutal të mësimdhënësve, duke organizuar protestë partiake me çka dëshmojnë se kush qëndron pas Sindikatës.

“Jemi dëshmitarë të një situate tragjikomike, LDS-ja që ishte 7 vite në pushtet, nesër organizon protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Një grup anëtarësh të LDS-së do të protestojnë duke kërkuar rritjen e pagave për mësuesit. Protesta organizohet nga sekretarja e deridjeshme shtetërore në Ministrinë e Arsimit, Biljana Kazanxhiska. Partia, ministrat e së cilës DERISA kishin mundësi të punonin për popullin, hanin fileto bizoni, karpacio viçi dhe midhje duke paguar 400 euro për darkë nga karta zyrtare, nuk ka kredibilitet të flasë për asgjë”, deklaroi Sergej Popov, deputet i VMRO-DPMNE-së.