Mickoski: Qeveria po hyn në një betejë të fuqishme kundër kriminelëve e politikanëve të korruptuar

Dy janë sfidat me të cilat në periudhën e ardhshme do të përballet Maqedonia: tentimi për destabilizim dhe përpjekja e për të na tërhequr në fushatën parazgjedhore në Bullgari. Mickoski në një intervistë për MIA-n paralajmëroi se Qeveria po hyn në një betejë të fuqishme kundër kriminelëve e politikanëve të korruptuar.

“Është një koalicion njerëzish të manipuluar, por edhe njerëzish që e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë me paratë e fituara kriminalisht dhe për të mbrojtur të gjitha, të vetëdijshëm për përgjegjësinë që pason, do të përpiqen në çdo mënyrë që të krijojnë trazira, destabilizojnë situatën në Maqedoni sepse janë të vetëdijshëm se kjo qeveri ka një ambicie shumë të ashpër për të korrigjuar gabimet që kanë bërë. Gjithashtu po hyjmë në një betejë të fuqishme kundër kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar dhe individëve. Këtu nuk ka përjashtime. Ata gjithçka do të bëjnë që ta ruajnë kapitalin e fituar me krim, në atë mënyrë që do të tentojnë ta destabilizojnë gjendjen në vend”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.