LSDM-ja organizon nesër protestë për pagat në arsim

LSDM-ja paralajmëron se së bashku me punonjësit në arsim nesër do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit për të shprehur revoltë për mosrritjen e premtuar të pagave. Sipas LSDM kjo nismë vjen si pasojë e pakënaqësisë ndaj zhvillimeve të fundit dhe deklaratave të ministres së Arsimit Vesna Janevska se mësimdhënësit rritjen e premtuar do ta marrin në mars të vitit të ardhshëm dhe jo në vjeshtë.

„Në shtator të vitit 2022 dhe 2023, LSDM-ja rriti pagat në arsim dy herë nga 15 për qind. Paraprakisht në shtator të vitit 2021, rritja ishte prej 10 për qind, ndërsa në shtator të vitit 2019 dhe 2020 me nga 5 për qind. Erdhi VMRO-DPMNE-ja në pushtet, erdhi shtatori dhe tani nuk ka para për mësimdhënësit. Nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Por nuk janë vetëm pagat. DPMNE-ja nuk dëshiron ta zvogëlojë as punën e panevojshme administrative, e cila kërkohet nga mësimdhënësit”, tha Daniella Nikollova, LSDM.