
Sonte rreth orës 21:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në Haraçinë në të cilën ka mbetur i lënduar një person, njofton MPB.
“Sot (28.08.2024) rreth orës 21:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Haraçinë, është shtënë me armë zjarri në drejtim të A.I. (24) nga fshati Haraçinë, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.