Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri ka akuzuar BDI-në për mashtrime dhe hajni.
“BASHKIMI JODEMOKRATIK PËR DEZINTEGRIM JANË DOKTORË TË GËNJESHTRËS DHE HAJNISË
Sa herë që duhet të gënjehet diçka, paraqitet Arbër Ademi”, ka shkruar Shaqiri.
“Si fillim me dashamirësi e porosisim që të shkojë te Ali Ahmeti dhe ta pyesë:
Pse vendosi të bojkotojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përkundër premtimeve ndaj faktorit ndërkombëtar?
Pse u thatë një gjë aleatëve, ndërsa emisarët tuaj në VMRO-DPMNE thanë krejt të kundërtën?
A është e vërtetë që në emër të BDI-së ju ofruat të hyni në qeveri në vend të VLEN-it me katër ministri, pa kryetar të Kuvendit dhe u ofruat të punoni për zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë për të pasur kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së?
Ja edhe një pyetje bonus, nëse dhe kur Drin Ahmeti u largua nga vendi në përpjekje për të shmangur përballjen me drejtësinë? Kaq mjafton për fillim, hajde Arbër inkurajohu!”, mbyll postimin e tij Shaqiri.