Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën e prokurorisë kundër krimit dhe korrupsionit se nuk kanë pranuar ankesë lidhur me miton e ofruar ndaj tij për Korridorin 8, tha se ai do të luftojë publikisht kundër krimit dhe korrupsionit në vend.
Ai shtoi se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive.
“Unë shoh që janë shqetësuar qendrat individuale të ndikimit dhe janë shqetësuar sepse është një tender i vjetër, një furnizim publik që është drejtuar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së.
Kam vendosur të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin dhe ky është një mesazh se koha e kriminelëve në politikë ka mbaruar. Është koha për politikanë të ndershëm që e duan popullin e tyre”, deklaroi Mickoski.