Një konflikt i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit
Mediat belge raportojnë se një emigrant shqiptar nga Maqedonia, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër.
Për vite me radhë, Shpëtim A., 43 nga Maqedonia, dhe fqinji i tij italian Renato F., 61 vjeç, po debatonin për një vend parkimi në Machelen, në periferi të Brukselit.
Ky konflikt mes fqinjëve ka degjeneruar tërësisht mbrëmjen e së dielës, kur gjashtëdhjetë vjeçari ka qëlluar për vdekje në kokë Shpëtimin.
“Ai më pas i drejtoi armën gruas dhe djalit të Shpëtimit, sikur të ishin ata të radhës”, tha një anëtar i familjes për gazetën Het Laatste Nieuës.
Kushëriri i tij 19-vjeçar, i cili gjithashtu ndodhej në makinën e tij, u qëllua me dy plumba, njëri në shpatull dhe tjetri në qafë. Ndërsa ky shkrim po shkruhet, i riu vazhdon të luftojë për jetën në spital.
Pasi ka kërcënuar edhe një fqinj tjetër që ka tentuar ta qetësojë, Renato F. ka ikur pas timonit të BMW-së së tij. Ai do të përgjohet nga policia pak më vonë në mbrëmje në E411 në Overijse. Gjashtëdhjetë vjeçari u arrestua drejtpërdrejt për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Motivi është i qartë për hetuesit. Në fakt, dy fqinjët kanë vite që grinden për një vend parkimi. Të dyja familjet kanë disa vetura dhe vendet janë të shtrenjta në rrugët e tyre. Madje, sipas një fqinji, policia ka ndërhyrë disa herë për këtë arsye.
„Ata nuk e humbën asnjë rast për të debatuar“, thotë fqinji i tyre. Renato F.-së do t’i kishte vluar gjaku kur pa Golfin e kushëririt të Shpëtimit të parkuar para furgonit të tij. Bashkim, kushëriri tjetër i Shpëtimit, mbetet mosbesues. “Ne po humbasim një anëtar të familjes për një argument kaq të trashë. A ishte vërtet kjo zgjidhja e vetme? A nuk janë më në gjendje të flasin njerëzit me njëri-tjetrin? Jemi zemërthyer”, tregon ai.
Përveç bashkëshortes dhe djalit të madh, Shpëtimi ka lënë pas edhe dy fëmijë të tjerë 13 dhe 5 vjeç. Dyzet vjeçari kishte punuar për 17 vjet në Consteca, një kompani suvatimi në Londerzeel. “Ai ishte një punonjës besnik, askush nuk kishte asnjë problem me të”, thonë për të brenda kompanisë.(