
Një 28-vjeçar shtetas i Kosovës është ndaluar dje në pikën kufitare “Bllacë”.
“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L.(28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit.
I njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.