Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi sot se qeveria mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane të vendit. Sipas tij procesi integrues është proces i cili nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga pala bullgare e cila për fat të keq mban të bllokuar rrugën euroatlantike të vendit tonë, shkruan Alsat.
“Ne jemi për zgjidhje dhe për zhbllokim të procesit euro-integrues, do të punojmë me përkushtim për realizimin e asaj agjende, por duhet edhe nga ana tjetër duhet të kemi partner me të cilin do të mund të negociojmë. 28, 29 tetor atje janë caktuar zgjedhjet në rast se nuk gënjehem, deri atëherë ata kanë qeveri teknike, shpresoj që pas zgjedhjeve të kenë një qeveri politike dhe shpresoj se me atë qeveri politike do të mund të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët që definitivisht bllokada që kemi si shtet dhe si qytetarë do të hiqet dhe do të mund të vazhdojmë me procesin integrues”, tha Mickoski.