
Dje në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, konkretisht në një institucion mikrofinanciar.
Sipas dyshimeve të para, grabitësi ka marr nën kërcënimin e armës një shumë të madhe të parave.
“Rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.