
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, thotë se nga shtatori fillon pagesa me rritje lineare e pensioneve të pensionistëve prej 2.500 denarë, duke theksuar se nga marsi i vitit të ardhshëm do të marrin edhe 2.500 denarë, që do të thotë se ky premtim i Qeverisë do të realizohet.
“Absolutisht po përgatitet ligji për rritje lineare, e jo siç ishte deri më tani, edhe për këtë shtator edhe për mars, kështu që ata 5.000 denarë që u ishin premtuar pensionistëve do të shkojnë në llogarinë e pensionistëve. Me ribalancim janë paraparë këto mjete për këtë vit, por poashtu me buxhet do t’i sigurojmë edhe për vitin e ardhshëm. Do të shohim, në varësi të gjendjes së buxhetit, se çfarë vendimesh do të marrim për harmonizimin e radhës në shtator, nëse do të kemi përsëri një rritje në përqindje, apo do të kemi përsëri rritje lineare, atë që kërkuan pensionistët”, theksoi kryeministri Mickoski.




