
Pasi “Ballistët” njoftuan se janë detyruar ta lëshojnë tribunën pas shpalosjes së flamurit Kombëtar në ndeshjen Shkëndija- AP Brera, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. BDI tha për VLEN-in se, pasi ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, tash i erdhi radha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar. Tutje tha se pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar.
“Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cënuar këtë rradhë flamurin kombëtar shqiptar për qytetarët.
Më herët, ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i larguan shqiptarët nga balanseri, burgosën ushtarët e UÇKsë dhe tash i erdhi rradha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar.
Pa aftësia e vazalëve dhe humbësve si Astrit Iseni, po i merr në qafë shqiptarët.
Dje në Strumicë, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin flamurin kombëtar dhe u dëbuan nga qyteti. Pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar”, tha BDI.