
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka premtuar rregullimin ligjor të tregut të kriptovalutave. Ai ka thënë se po punojnë seriozisht për këtë çështje, duke shpresuar se rregullimi i këtij tregu do të rezultojë me më shumë para në buxhet e më shumë mirëqenie për qytetarët.
null
“Një pjesë e vizitave të personaliteteve që kanë ardhur nga SHBA-ja dhe vendet e tjera evropiane janë të fokusuara në këtë temë”, ka deklaruar Mickoski.