Hadis Tairi gjatë ditës së sotme është operuar me sukses në një nga spitalet e Shkupit, pas problemeve që kishte me gjurin e këmbës së djathtë.
Ai ishte dëmtuar në një nga stërvitjet e këtij sezoni, pak para ndeshjeve europiane, ndërsa pas ekzaminimeve të hollësishme mjekësore, mjekët kishin konstatuar këputjen e ligamentit të gjurit të djathtë.
Kështu i njëjti e kishte patjetër t’i nënshtrohet operacionit, të cilin sot me shumë sukses e kreu Dr. Zoran Nestorovski.
Tairi ndodhet në shtëpi, ndërsa i njëjti tashmë do të duhet të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik.
Sipas rekomandimeve të mjekëve, Hadis Tairi nga fushat e blerta do të mungojë nga 6-8 muaj, që i bie se do ti humbasë thuajse të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë nga tabori i Struga Trim Lum i urojmë shërim të shpejtë Hadisit, me shpresë se i njëjti do të rikthehet edhe më i fortë në fushat e futbollit.